Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Jashtme gjermane në Tiranë: Të përshpejtohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE


Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në konferencën për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm, bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i integrimit tëe Ballkanit Perëndimor në BE.

“Dëshiroj t’iu falënderoj për mikpritjen që patëm mundësi të përjetonim në tiranë. Kjo është vizita ime e parë si ministre në Shqipëri, me siguri s’ka për të qene e fundit. Procesi i Berlinit zhvillohet për herë të parë rajon, është në shtëpinë e vet, këtu në Shqipëri në zemër të BP. Të hënë isha bashkë me kolegë nga KE në Kiev, ku përjetuam se si njerëzit digjen nga çdo qelizë e tyre për europën të njëjtën entuziazëm e ndjej edhe ku vi në Ballkan. Për të rinjtë e këtij rajoni është e qartë se e ardhmja e tyre është në Europë. Nëse Europa nuk vjen drejt atyre, me shumë gjasë ata do e gjejnë një rrugë ose e kanë gjetur. Duhet të përshpejtojmë ritmin e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian”, tha ministrja e jashtme gjermane. 

Ministrja Baerbock u shpreh gjatë fjalës së saj edhe për hapjen e degës së Kolegjit të Europës në Tiranë, ku bëri me dije se shumë shpejt do të çelet dhe një fond kulturor për rininë ku vetë Gjermania do të derdhë 300 mijë euro.

“Hapja e një dege të kolegjit të Europës në Tiranë tregon se Shqipëria ka mbërritur e sigurtë në familjen europiane. Tani ajo që mungon është sinjali i çeljes së fondit kulturor për rininë. Gjermania do të derdhë një fond 300 mijë euro. Do të ndërtojmë një urë mes artistëve muzikantëve e aktorëve të rinj të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkëmbimet rinore. Zemra e procesit të Berlinit është bashkëpunimi në kuadër të tregut të përbashkët rajonal” tha ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock.