Vendosni fjalën kyçe....

Rritet bilanci i viktimave në Strasburg


Viktima e katërt e sulmit të Strasburgut është një gazetar i ri italian, Antonio Megalizzi, 28 vjeç, njoftuan sot për median burime të Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme.

Dy persona vdiqën të martën në mbrëmje gjatë sulmit në zonën e tregut të Krishtlindjes në Strasburg nga Cherif Chekkat, një kriminel i radikalizuar 29 vjeç, i cili u ekzekutua nga policia dy ditë pas masakrës. Personi i tretë ndërroi jetë të enjten, Antonio Megalizzi të premten dhe një person i pestë vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kryeministri italian Giuseppe Conte nga Brukseli i pranishëm në samitin europian shprehu ngushëllimin e tij për familjen, pas njoftimit të vdekjes së gazetarit italian.

Që prej së martës, gjendja e Antonio Megalizzi shfaqej tepër e rëndë, i riu kishte marrë plagë në kokë, afër qafës dhe nuk mund të operohej, sipas mediave italiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *