Vendosni fjalën kyçe....

Breshëri plumbash në drejtim të banesës në Kurbin, sulmi i dytë pas atij me tritol në mars


Të shtëna me arme zjarri në Sanxhak të Kurbinit është qëlluar me breshëri plumbash ne drejtim të banesës së Skënder Likës.

Ende nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Më 6 mars 2023, në banesën e Skëndër Likës u vendos tritol, ndërsa ai ishte në banesë bashkë me bashkëshorten. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa pati dëme të shumta materiale.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.