
Protestat e shqiptarëve janë shtrirë edhe jashtë vendit, ku ditën e sotme është zhvilluar një tubim në Hagë.
Pjesëmarrësit shprehen të pakënaqur me qeverisjen aktuale dhe akuzojnë klasën politike për largimin e qytetarëve nga vendi, si dhe mungesën e alternativave politike në Shqipëri.
Sipas protestuesve, situata aktuale ka detyruar shumë shqiptarë të emigrojnë ndër vite, ndërsa ata kërkojnë ndryshime të thella në drejtimin e vendit.
“Kështu do të arrijmë të rrëzojmë qeverinë e korruptuar. Na kanë përzënë nga shtëpitë tona për 35 vite. Shqipërinë e përfaqëson arti, folklori, kultura, tradita”, u shpreh një nga protestuesit gjatë tubimit.