Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në Vithkuq, plagosen dy persona


Mbrëmjen e sotme, në afërsi të fshatit Vithkuq të Korçës, është regjistruar një aksident me pasojë dy të plagosur.

Policia bën me dije se shoferi me inicialet M. H., duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetaset Z. H., 66 vjeçe dhe Y. H., 42 vjeçe, banuese në fshatin Panarit, pasagjere në këtë automjet, të cilat u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me shtetasin M. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.