Vendosni fjalën kyçe....

3-vjeçari ndërron jetë pas ndërhyrjes në një klinikë dentare në Tiranë


Në një klinikë dentare që ndodhet në zonën e Rrugës së Kavajës ka ndërruar jetë një fëmijë. Pasi ka mbaruar ndërhyrjen fëmija nuk është zgjuar dhe mjeku u ka thënë prindërve shkoni në shpi se do të zgjohet.

Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.

Më pas e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital”, njofton policia.