Vendosni fjalën kyçe....

Sterilizimi/ Shtyhet seanca për 6 nga 8 personat e arrestuar


Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm, për 6 nga 8 personat e akuzuar për dosjen e sterilizimit të cilët kanë ankimuar masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shkak për shtyrjen e seancës që do mbahet të mërkurën në orën 9, u bë moslegjitimimi i avokatëve.

Ish-zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, biznesmeni që fitoi tenderin Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata dhe Genc Burazeri janë personat që kanë ankimuar masat në Apelin e Posaçëm. 

Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.