Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Pishporo-Dërzezë, mbërrijnë dy avionë Canadair për të shuar flakët


Mbërrijnë në Pishporo-Darëzezë dy avionë Canadair për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit që ka djegur mbi 150 ha pyll me pisha prej 7 ditësh. 

Kjo ndërhyrje e tyre nga ajri u realizua pas kërkesës së bërë ndaj mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile të Greqisë, e cila iu përgjigj pozitivisht.

Gjithashtu në lidhje me këtë ndihmesë ka reaguar dhe Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi, përmes njënjoftimi në facebook, ku u shpreh optimist se vatra e zjarrit do të shuhet shumë shpejt.  

“Presim që shumë shpejt, bashkë me punën nga terreni të 20 efektivëve të MZSH Fier, 40 forcave të FA dhe mjeteve të përfshira në këtë aksion, vatra të izolohet tërësisht!”, u shpreh Peleshi.