Vendosni fjalën kyçe....

“Range Rover-i” godet nga pas makinën e policisë në Vlorë, plagoset efektivi dhe një person


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie si dhe një tjetër qytetar, punonjës i një servisi makinash.

Mediat raportojnë se një automjet tip “Range Rover” ka goditur nga pas një makinë policie.

 Mjeti i policisë është rrotulluar dhe nga përplasja ka mbetur i plagosur efektivi dhe personi tjetër. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital.

Sipas burimeve nga policia, shoferi i “Range Rover”-it ishte nën efektin e alkoolit.