Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të bëjmë gjithçka për lirinë akademike, uljen e kostove të arsimit universitar e rritjen e fondeve


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka denoncuar qeverinë se ka goditur jetën universitare në vend vit pas viti.

Në një dekaratë për media ai theksoi se ndërsa vendet e BE-së mbështesin arsimin universitar, kërkimin shkencor e nxitjen e zgjerimit të profesoratit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa për të tkurrur auditoret e kontrolluar profesorët.

Ssuksese studentëve dhe stafeve pedagogjike në nisjen e këtij viti të ri akademik. Urimet më të mira për arritje të reja e më të mëdha për të gjithë ju, teksa sytë tanë janë të drejtuar tek universitetet e Shqipërisë, të cilat duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithëanshëm. Çdo qytetar i jep shoqërisë nga vetja duke e formësuar atë, por askush më tepër se studentët. Studentët janë shpresa dhe vetë e ardhmja e transformimit social, ekonomik e kulturor të Shqipërisë. Jeta universitare është goditur vit pas viti, vendim pas vendimi, nga qeveria shqiptare. Në një kohë kur vendet Europiane e mbështesin arsimin universitar, kërkimin shkencor, inkurajimin e zgjerimit të profesoratit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa destruktivë për të tkurrur auditoret dhe kontrolluar profesorët.” – tha Meta.

Kreu i PL-së shtoi se të gjithë duhet të bëjnë maksimumin për lirinë akademike, uljen e kostove të arsimit universitar dhe rritjen e fondeve të buxhetit për formimin profesional të brezit të ri.

Meta bëri thirrje që shoqëria të jetë një aleancë e fortë kundër arrogancës së qeverisë që i ka nxitur të rinjtë të mendojnë për emigrimin pasi vetëm kështu mund të ringjallet shpresa.

“Etja për dije e studentëve shqiptar dhe talenti i jashtëzakonshëm i tyre për të kaluar kufijtë na mbush me optimizëm për ndryshimin e Shqipërisë, që pasurohet nga gjenerata të reja të arsimuara, gati për të qenë brezi i ri i ekonomistëve, inxhinierëve, mjekëve dhe drejtuesve të shtetit tonë. Të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithshka për lirinë akademike, për uljen e kostove të arsimit universitar dhe rritjen e fondeve, që shkojnë nga buxheti i shtetit për formimin profesional e shkencor të brezit të ri. Të jemi një aleancë e fortë dhe pa kompromis përballë arrogancës së pushtetit, që i ka bërë të rinjtë dhe studentët të mendojnë më së shumti për emigrimin, e të ringjallim shpresë për një Shqipëri, që i përgjigjet ritmit të ambicieve legjitime të studentëve të saj. Mbarësi në çdo hap drejt dijes!” – mbylli deklaratën Meta.