Vendosni fjalën kyçe....

“Kush je ti që gjuan, shkolla është e jona” – Policia e rendit dhunon studentët te Ekonomiku (Video)


Policët kanë ndërhyrë me dhunë në Fakultetin Ekonomik, duke u përpjekur të nxjerrin jashtë studentët e ngujuar aty. Ata kanë ushtruar dhunë ndaj studentëve, të cilët u kërkojnë policëve të trergojnë ligjin që u jep të drejtën të ndërhyjnë në autoditet e universitetit dhe të ushtrojnë dhunë.

Na tregoni ligjin! Shkolla është e jona!

Ndërkohë në sfond dëgjohen studentët që u kërkojnë policëve të mos i qëllojnë dhe të mos ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

Dhuna e ushtruar nga policia është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në “Facebook”.

“Vazhdon dhuna e narkopoliceve ndaj studenteve te ekonomiku! I bej thirrje prinderve te mbrojne femijet e tyre dhe nje paralajmerim per Edvin Kristaq Ramen, nje fije floku po u preke studenteve gjej vrime miu te futesh! sb” – shkruan Berisha.

Studentët kanë denoncuar dhunën dhe presionin ndaj tyre prej ditësh. Ata u kërkojnë forcave të policisë që të qëndrojnë jashtë universiteteve dhe të mos i pengojnë në protestën e tyre paqësore.

Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë denoncuar dhunën e policisë së shtetit ndaj tyre. Ditën e sotme, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke mos lejuar studentët që të futen brenda për t’u ngujuar dhe për të bllokuar hyrjen në këtë fakultet.

Por në këtë çast kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët sipas studentëve i kanë dhunuar fizikisht ndërsa kanë deklaruar se do i padisin në prokurori policët që kanë ushtruar dhunë.

“Çfarë arsyeje pati policia që futet këtu? Ne kemi ardhur këtu vetëm në mënyrë paqësore, shkolla është e jona dhe kemi gjithë të drejtën të rrimë këtu. Polici i shëndoshë me mustaqe më tërhoqi nga rripi, më kapi veç dhe më tha do të rrah. Mua më kapën nga fyti dhe nuk më lejonin të futesha brenda. Policia nuk ka të drejtë të futet brenda, jo më të dhunojë studentët. Do të qëndrojmë këtu, fakulteti është i yni. Kemi vendosur për ngujim”. – thonë studentët.

/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *