Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Darëzezë të Fierit, Balla në terren: Kemi kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Fier, për të parë më nga afër situatën me zjarret që kanë përfshirë masivin pyjor të Darëzezës dhe PishëPoros.

Balla deklaroi nga Fieri se është kërkuar ndihmë nga BE.

“Kemi kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së për shuarjen e zjarrit të madh”, tha Balla.

Ai  theksoi se në orët në vijim do të ketë përforcime të mjeteve zjarrfikëse. Gjithashtu Balla ka pohuar se do të investohet për hapjen e korridoreve në masivet pyjore.

Forcat operacionale kanë qenë në terren deri në mesnatë pasi të favorizuara nga era detare, të gjitha vatrat e zjarrit në pyll janë aktivizuar duke u përhapur deri në masivin pyjor të Darëzezës ku flakët u afruan deri në 300 metra pranë zonës së banuar dhe bizneseve që operojnë në të.