Vendosni fjalën kyçe....

Iu vu tritol në prill, kapet në Durrës me armë pa leje 37-vjeçari i dyshuar si pjesë e grupit të ‘Rrumit’


Është arrestuar në Durrës Aldi Mustafa, i njohur si pjesë e grupit të ‘Rrumit të Sukthit’.

Ai është arrestuar pasi gjatë kontrollit të policisisë i është gjetur në makinë një armë zjarri pa leje.

Gjatë ndalimit ai ka qenë në makinë me një person tjetër. 37-vjeçarit i është bërë atentat më 3 prill të këtij viti në Shkozet të Durrësit.

Mjetit me të cilin po udhëtonte iu vu një sasi tritoli në gomën e pasme ndërsa ai shpëtoi pa dëmtime.

Mustafa është person me precedent penal. Ai është arrestuar me 30 gusht 2021 bashkë me dy persona të tjerë.

Ai ka qenë i dënuar me 10 vite burg në Gjermani për shitje lëndësh narkotike e kanosje.