Vendosni fjalën kyçe....

Balla takon policët në Elbasan: Kontrolloni kudo për të gjetur armët pa leje, zbuloni autorët e ngjarjeve të vjetra kriminale


Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një takim të zhvilluar me uniformat blu të Elbasanit ka kërkuar rezultate konkrete në zbulimin e autorëve të ngjarjeve të vjetra kriminale si dhe arrestimin e personave në kërkim.

Balla ka kërkuar nga policia që të kontrollojë ku për armët që mbahen pa leje si dhe për ata që i shmangen drejtësisë.

Duhet tu dalim përpara ngjarjeve kriminale, duke rritur kontrollin dhe fuqinë tonë gjurmuese ndaj planeve dhe lëvizjeve të elementëve dhe grupeve kriminale. Pres nga Drejtoria e Elbasanit rezultate konkrete në zbulimin e autorëve të ngjarjeve të vjetra kriminale, arrestimin e personave në kërkim dhe pastrimin nga shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope. Kontrolloni kudo për të gjetur armët që mbahen pa leje dhe ata që i shmangen drejtësisë!”-shkruan Balla.