Vendosni fjalën kyçe....

Tension mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, Presidenti koreanojugor: Ushtria jonë do të kundërpërgjigjet menjëherë kundër çdo provokimi


 

Presidenti i Koresë së Jugut u bëri thirrje sot komandantëve ushtarakë të vendit që të ndërtojnë një “frymë të palëkundur ushtarake” dhe të stërviten më fort. Në një fjalim në Ditën e Forcave të Armatosura të vendit, ai premtoi për kundërpërgjigje të menjëhershme ndaj çdo provokimi të mundshëm nga Koreja e Veriut.

Fjalimi i Presidentit koreanojugor Yoon Suk Yeol vjen mes shqetësimeve në rritje mbi thellimin e bashkëpunimit ushtarak të Koresë së Veriut me Rusinë. Pheniani po përpiqet të rrisë arsenalin e tij bërthamor me mbështetjen ruse në këmbim të dërgesave me armë konvencionale për Rusinë, rezervat e së cilës janë shteruar nga lufta me Ukrainën.

“Bazuar në aftësitë e gatishmërisë luftarake dhe pozicionimin tonë, ushtria jonë do të kundërpërgjigjet menjëherë kundër çdo provokimi të Koresë së Veriut. Nëse Koreja e Veriut përdor armë bërthamore, regjimit të saj do t’i jepet fund nga një përgjigje shkatërrimtare nga aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara.”

Presidenti i Koresë së Jugut i bëri komentet gjatë një fjalimi në ceremoninë e Ditës së Forcave të Armatosura të vendit, pasi u takua me ushtarët dhe inspektoi sistemet e armëve në

Presidentit koreanojugor Yoon, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e kaluar në Nju Jork, tha se Koreja e Jugut “nuk do të rrijë duarkryq” nëse Koreja e Veriut dhe Rusia bien dakord për marrëveshjen e transferimit të armëve në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ndalojnë tregtinë e armëve me Korenë e Veriut.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar gjithashtu se Koreja e Veriut dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse do të vazhdojnë me marrëveshje të tilla.