Vendosni fjalën kyçe....

Libia thotë se 3,845 persona vdiqën nga përmbytjet vdekjeprurëse


Autoritetet në Libinë Lindore e kanë vlerësuar numrin e të vdekurve nga përmbytjet vdekjeprurëse të shkaktuara nga stuhia mesdhetare Daniel në 3,845 persona.

Mohammed al-Jareh, një zëdhënës i Komitetit të Lartë për Emergjencë, tha se 43 trupa u gjetën dhe u varrosën të shtunën.

“Mjerisht, vdekjet e njoftuara do rriten dita ditës,” shtoi ai në një konferencë për shtyp të mbajtur të shtunën vonë.

OBSH vlerëson se rreth 3,958 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet, ndërsa më shumë se 9,000 të tjerë janë ende të zhdukur.

Stuhia mesdhetare Daniel goditi Libinë lindore më 10 shtator, duke çuar në përmbytje në disa qytete, duke përfshirë Bengazin, Bayda, Al Marj, Soussa dhe Derna, duke rezultuar në shkatërrim masiv të infrastrukturës dhe një humbje të konsiderueshme të jetëve.

Derna u godit më së shumti nga përmbytjet vdekjeprurëse, duke shkaktuar plasjen e digave të qytetit, që përlanë shtëpitë dhe njerëzit.

Sipas zyrtarëve libianë, rreth 70% e infrastrukturës së Dernës u dëmtua nga përmbytjet katastrofike.