Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Plan për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza, nga Lajpcigu kthehem me duart plot


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se në fokus të takimeve të tij me zyrtarë të CDU-së dhe jo vetëm ka qenë integrimi i vendit në BE dhe çelja e negociatave.

Basha ditët e fundit ka qenë në Lajpcig ku ka ndjekur zhvillimet e Kongresit të CDU-së. Basha thotë se plani me 9 pika i Bundestagut gjerman është udhërrëfyesi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.

“Dje kam pasur rastin të bisedoj nga afër me zyrtarë të CDU-së. Sot pres të takohem me ministren e Mbrojtjes, ku në fokus të bisedave ka qenë çështja e integrimit të Shqipërisë dhe hapja e negociatave. Plani me 9 pika dhe udhërrëfyes për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza”, tha kryedemokrati.

Këtë deklaratë Basha e bëri në një lidhje live në rrjetet sociale nga ky kongres. Ai tha se ai do të kthehet nga Lajpcigu me zemrën dhe duart plot.

“Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit.

Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që dje dhe sot ka qenë në fokus plani ekonomik i PD. Është hartuar me ndihmën e ekspertëve të kristiano-demokratëve gjermane. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, sa i takon dhe investimeve gjermane në vendin tonë”.- thotë Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *