Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Koka e aferës së inceneratorëve është Edi Rama, koncesionarët e kompanitë fiktive 189 milionë dollarë evazion fiskal


Kryetarja e LSI-së Kryemadhi ka deklaruar sot se koka e aferës së inceneratorëve është kryeministri Edi Rama.

Në një konferencës për shtyp nga selia e partisë, ajo tha se kompanitë koncesionare të inceneratorëve e kompanitë fiktive të lidhura me to kanë kryer të paktën tre vepra penale.

Po kështu Kryemadhi theksoi se SPAK i ka të gjitha dokumentet e duhura në shtesën e kallëzimit të bërë për aferën në fjalë.

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar për publikun peshën shumë të rëndë të krimeve financiare, të asociuara me aferën inceneratorëve. LSI ka evidentuar se kompanitë koncesionare dhe kompanitë fiktive të lidhura me to, kanë kryer të paktën 3 vepra penale dhe konkretisht: Fshehja e të ardhurave, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Mospagimi i Taksave dhe Tatimeve, parshikuar nga neni 181 i Kodit Penal. Pastrimi i Produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Vlera totale e këtyre krimeve financiare të lidhura me inceneratorët, me aq sa ne kemi evidentuar, kap vlerën 30 milionë dollarë. Dhe prej ditës së sotme, përmes shtesës së kallëzimit që kam nisur në drejtim të saj, Prokuroria Speciale Anti Korrupsion, ka në dispozicion çdo dokument, që i provon këto krime. Janë në total 3641 faqe dokumentacion, që përfshijnë librat e shitjes dhe të blerjes të 24 kompanive fiktive.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi më tej se kompanitë fiktive me 1 ose 2 punonjës janë përgjegjëse për skemat financiare të qeverisë shqiptare për përvetësimin e fondeve publike.

“Këto kompani fiktive, që kanë 1 ose 2 punëtorë, që nuk disponojnë licensa profesionale në fushën e ndërtimit; kompani pa historik me eksperienca të ngjashme në punë publike apo private, janë përgjegjëse për realizimin e skemave financiare nga qeveria shqiptare për të përvetësuar fondet publike, përmes koncesioneve dhe kontratave të Parteritetit Publik Privat. Të gjitha këto fatura që ne i kemi dorëzuar në SPAK, rezultojnë se janë fiktive, pasi kompanitë që prezumohet se do të ofrojnë shërbime ose punime, janë të krijuara posacërisht për të justifikuar kostot e fryra të punimeve, përfitimin e TVSH-së dhe kanë shërbyer gjithashtu për reduktimin e tatim fitimit nga ana e kompanisë Integrated Technology Services të Klodian Zotos, e cila është nënkontraktori kryesor i të tre koncesioneve të inceneratorëve, i ngarkuar me detyrën për të ndërtuar inceneratorët. Ndërsa 30 milionë dollarë është vlera e evazionit fiskal në lidhje me 3 koncesionet e inceneratorëve, në përfundim të analizës financiare të këtyre kompanive fiktive, LSI ka evidentuar dhe i ka dërguar materialet ne SPAK, që faktojne se këto kompani, janëpërgjegjëse për një evazion fiskal më të madh, që në total kap vlerën e 189 milionë dollarë. Duke patur si përfitues të drejtpërdrejtë kompanitë që kanë përfituar tenderat, koncesionet, punët publike më të mëdha që qeveria e kryeministrit Rama ka dhënë këto vite. Ndjekja e parasë dhe aktiviteti financiar i këtyre kompanive, sesi ato kanë vepruar në bashkëpunim me kompanitë e koncesioneve, të çon drejtpërdrejtë tek koka e aferës së inceneratorëve dhe e koncesioneve korruptive, që është kryeministri Rama.” – theksoi Kryemadhi.