Vendosni fjalën kyçe....

Nora Gjakova medalje ari për Kosovën në Azerbajxhan


Xhudistja shqiptare Nora Gjakova ka fituar medalje ari për Kosovën në kampionatin e xhudos që po zhvillohet në Azerbajxhan.

Gjakova e nisi garën në turin e dyte duke mundur sportisten polake Arleta Podolak. Në turin e tretë ajo mposhti gjermanen Seija Ballhaus, ndërsa në çerekfinale fitoi përballë francizes Priscilla Gneton.

Në gjysmëfinale, xhudistja nga Peja mundi kundërshtaren nga Turqia Hasret Bozkurt ndërsa në finale Gjakova triumfoi ndaj gjerogjianes Eteri Liperteliani.