Vendosni fjalën kyçe....

Tirana e pëson ndaj Erzenit, Dinamo e Partizani ndezin kryeqytetin pas pak (Video)


Tirana ka pësuar një humbje të beftë në shtëpi ndaj Erzenit duke u mundur nga ekipi shijakas me rezultatin e ngushtë 1-0.

Kryeqytetasit shihen gjerësisht si një nga favoritët kryesorë për titullin kampion e pavarësisht humbjes mbajnë kreun e renditjes.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Maliqi në minutën e 18’-të të pjesës së parë.

Erzeni e ka nisur mirë kampionatin duke mbajtur vendin e dytë pas pesë javësh kampionat ndërsa është ende herët për të thënë nëse do qëndrojë larg zonës së ftohtë, pjesë e së cilës ishte sezonin e shkuar.

Mbrëmjen e sotme Tirana do përjetojë emocionet e një tjetër derbi pasi Dinamo pret Partizani. Ndeshja nis në orën 18:00.