Vendosni fjalën kyçe....

Rama komenton akuzat e Kurtit për Lajçak: Të lenë pa tekst, qasja e Prishtinës i ndihmon Serbisë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, beson se qasja e Kosovës në raport me dialogun po e ndihmon Beogradin.

Rama ka komentuar akuzat e Kurtit bërë ndaj ndërmjetësuesve të dialogut Kosovë – Serbi, Josep Borrell si zyrtar i lartë i BE-së, dhe Miroslav Lajçakut, si emisar për dialogun.

Por Rama thotë se nuk dyshon se Kurti ka dëshirë të madhe që të bëjë më të mirën për Kosovën, por thotë se vullnet i madh nganjëherë nuk mjafton.

Janë gjëra që të lënë pa tekst dhe janë gjëra që dëmtojnë edhe më shumë atë që pretendohet se po përpiqen të riparojnë, sepse të ngresh një teori konspiracioni për një bashkëpunim që e zbulove mes Serbisë dhe të dërguarit special të gjithë BE nuk është diçka e këshillueshme për t’u bërë. Po e përsëris, unë nuk dyshoj në dëshirën e madhe dhe të mirë të Albinit për të bërë më të mirën për Kosovën, por dëshira e madhe dhe vullneti i mirë nuk mjaftojnë asnjëherë. Duhet qartësia strategjike, për të arritur qëllimin, gjë që nuk e shoh”, ka thënë ndër tjerash Rama Real Story në ABC News.

Ajo që është për të ardhur keq është se qasja e Prishtinës po i ndihmon Serbisë, nuk po ndihmon Kosovën sepse po viktimizon Serbinë në sytë e gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe në sytë e miqve dhe partnerëve tanë, po i mbyll gojën miqve dhe partnerëve tanë duke e kthyer Serbinë në një aktor që luan rolin e dikujt që është i penguar të bëjë gjënë që në fakt nëse Kosova do ishte proaktive dhe pozitive në dialog, Serbia mbase nuk do ta bënte, por ama do të ekspozohej dhe do ta merrte gjithë presionin ajo. Ndërkohë që kështu Serbia luan një teatër të cilin ia jep mundësinë ta luajë, politika dritë shkurtër e Prishtinës”-deklaroi Rama.