Vendosni fjalën kyçe....

“Është më i mirë se Messi!” – Khabib Nurmagomedov i futet futbollit, nënshkruan me ekipin e kategorisë së tretë në Rusi


Klubi i futbollit me bazë në Dagestan, FC Legion Dynamo Makhachkala ka lënë të kuptohet se ka ndërmend të nënshkruajë me ish-kampionin e  UFC-së, Khabib Nurmagomedov, për të ndihmuar në ‘betejën e madhe’ me të cilën ata përballen në përpjekjen e tyre për të fituar Kupën Ruse.

FC Legion arriti të eliminojë ish-ekipin e Premierligës ruse, Anzhi Makhachkala, klubi që Khabib e ka mbështetur kur ka qenë fëmijë, për të arritur në fazën e grupeve të Kupës së Rusisë.

Klubi postoi dje një foto në faqen e tyre zyrtare në Instagram të presidentit Shamil Lakhiyalov duke shtrënguar duart me ‘Shqiponjën e Dagestanit’ dhe atë që dukej se ishte një kontratë mes palëve.

“Një betejë e madhe e pret ekipin tonë, për të cilin ne kemi nevojë për luftëtarë të mëdhenj. Ne jemi gati të mirëpresim një skuadër të Premier League ruse së bashku me Khabib Nurmagomedov,” thuhet në komentin që shoqëron foton edhe pse nuk është ende e qartë se çfarë marrëveshje është arritur.