Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Kreu i grupi të PD është Bardhi, Basha nëse do mund të krijojë një grup të ri


Deputeti Ervin Salianji, ka folur për disa nga çështjet aktuale politike brenda Partisë Demokratike, mes të cilave edhe për debatin se kush është kreu i grupit parlamentar i PD.

I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, Salianji tha se kreu i grupit parlamentar i PD është Gazment Bardhi, pasi është zgjedhur nga shumica e deputetëve demokratëve.

“Bardhi është kryetar i grupit, Açka është kryetare e komisionit të medias, ka qenë përherë, në këtë cilësi e kanë ftuar… këtu nuk ka lajm. Po merremi me një gjë që është botërisht e ditur. Nuk ka nevojë që Kuvendi të njohë Bardhin si kreun e grupit, sepse nuk e zgjedhin ata por vullneti i deputetëve të PD.

Do ta depozitojmë nesër edhe në mënyrë të shkruar, që kreu i grupit parlamentar i PD, është Bardhi. A e njohim Berishën si kreun e PD? Unë njoh që Berisha është personaliteti me më shumë vota në opozitë, faktor i pashmangshëm për ta bërë opozitën fituese përballë qeverisë. PD është e bashkuar”, tha ai.

Nëse Kuvendi njeh Flutura Açkën si kryetaren e Grupit Parlamentar të PD?

“Ka disa gjëra që edhe logjika nuk i mban dot. Nëse krijon një grup të ri parlamentar me 7 deputetë, me një emër tjetër, atëherë është në rregull. Nuk e kam me zonjën Açka sepse kam respekt, por e kam me Bashën që krijon këto letra”, u përgjigj Salianji.

Si do të vazhdojë aksioni për Reformën Zgjedhore?

“Ka një vit me dy bashkëkryetarë, ka ndonjë produkt? Zero! Tani ne po them se për shkak se kjo nuk ka ecur deri tani, komisionin do ta rikompzojmë, dhe që e ka grupi parlamentar i PD të drejtën për ta propozuar. Tani del prapë me lista të hapura, sepse i intereson Ramës me prim. Pra këtu është interesi i Ramës. Pra jemi në këto kushte”, u shpreh ai.