Vendosni fjalën kyçe....

Rama para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Do të shfrytëzojmë takimin që Rusia të pranojë marrëveshjen për grurin


Kryeministri Edi Rama ka folur sot përpara mbledhjes së Këshillit të Sigurimit e cila po mbahet në kuadër të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Rama u shpreh se lufta në Ukrainë ka sjellë një konflikt vdekjeprurës në zemër të Evropës.

Rama shton se takimi do të shfrytëzohet t’i bërë thirrje Rusisë të rinisë marrëveshja për eksportimin e drithërave.

“Kam kënaqësinë dhe nderin të kryesoj këtë takim. Përfshirë edhe presidentin Zelensky. Një luftë e paprovokuar, e padrejtë ka sjellë një konflikt vdekjeprurës në zemër të Evropës. Nuk ka sjellë asgjë të mirë për Ukrainën, por jo vetëm për të. Lufta përçon valë tronditëse dhe rrezikon sigurinë e ushqimit në mbarë botën. Ndaj duhet të sjellim në Këshillin e sigurimit të vërtetën e këtij shkatërrimi. Këtë ka bërë Shqipëria dhe vende të tjera. Duhet të përkrahim rendin ndërkombëtar. Duhet t’i rezistojmë forcave shkatërrimtare. Do ta shfrytëzojmë këtë takim duke i bërë thirrje Rusisë të rinisin marrëveshjen për eksportimin e drithërave.”, tha Rama.