Vendosni fjalën kyçe....

Takimi Berisha-Bardhi në Kukës/ Salianji: Kush voton pro qeverisë, të përjashtohet nga grupi i PD


Deputetët e opozitës, po mbajnë sërish sot një tryezë të përbashkët në Kukës, me nismë të Gazment Bardhit dhe prani të ish-kryeministrit Sali Berisha.

I pranishëm në këtë tryezë ishte dhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili nënvizoi rëndësinë që opozita të ketë një qëndrim të qartë për reformën zgjedhore.

Salianji në qëndrimin e tij ka theksuar se kushdo që voton pro qeverisë, duhet të përjashtohet nga grupi i PD.

“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me primaret. Kushdo që voton pro qeverisë dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi. Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë”, mësohet të jetë shprehur Salianji.