Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri përfshin një pallat dhjetëkatësh në Tiranë, prej 2 orësh zjarrfikësit në luftë me flakët


Një pallat në Rrugën e Kavajës, pranë ish-Parkut të Autobusave është përfshirë nga flakët pasi në një ballkon të ndërtesës ka nisur një zjarr.

Flakët janë përhapur fillimisht në pjesën e sipërme të pallatit, duke bërë që gjithë ndërtesa të pushtohet nga tymi. Ndërkohë zjarrëfikësit prej 2 orësh vijojnë të shuajnë flakët që kanë përfshirë pallatin dhjetëkatësh.

Rreth orës 14:20 minuta flakët ranë fillimisht në ballkonin e katit të fundit të pallatit por më pas u përhap me shpejtësi në katet e poshtme të pallatit.

Disa zjarrfikëse vijojnë të luftojnë me flakët. Në katin e gjashtë dhe shtatë ka vatra aktive ndërsa në katet e tjera flakët janë shuar.

Zjarrfikësit po përpiqen të shmangin flakët të përhapen dhe në dy pallate ngjitur me pallatin e zi.

Pjesë të fasadës bien nga pallati i cili është vënë në funksion 2 vjet më parë. 

Policia ka evakuar banorët, gjithashtu është vendosur dhe një perimetër sigurie. Ndërkohë dy ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.