Vendosni fjalën kyçe....

Kina e zënë me problemet ekonomike, nuk e ka aftësinë për të sulmuar Tajvanin – Biden


Presidenti i SHBA Joe Biden ka sugjeruar se udhëheqësit kinezë janë shumë të zhytur në trajtimin e problemeve ekonomike të vendit të tyre për të nisur një sulm për t’u ribashkuar me forcë me Tajvanin vetëqeverisës.

Duke folur në një konferencë shtypi të dielën gjatë vizitës së tij shtetërore në Hanoi, Biden u pyet nëse betejat ekonomike të Pekinit mund të çojnë në një qëndrim më agresiv ndaj Taipeit.

“Unë nuk mendoj se kjo do bëjë që Kina të pushtojë Tajvanin, në fakt, e kundërta. Kina ndoshta nuk ka të njëjtin kapacitet që kishte më parë.”

Duke iu referuar presidentit kinez Xi Jinping si ‘Kryeministri Xi’, Biden tha se lideri i Kinës po përballet me vështirësitë ekonomike, veçanërisht në industrinë e pasurive të paluajtshme.

“Ai ka mjaft halle tani,” pohoi presidenti i SHBA.

“Ai ka papunësi dërrmuese me rininë e tij. Një nga parimet kryesore ekonomike të planit të tij nuk po funksionon fare tani. Nuk jam i lumtur për këtë por nuk funksionon.”