Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohen parmakët e urës së Mbrostarit në Fier, dyshohet për një makinë të rënë në lumë


Parmakët e urës së Mbrostarit në Fier janë shkatërruar

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele, e ndërsa mbetet e paqartë nëse makina që është përplasur në të, ka përfunduar në lumë apo është larguar pas përplasjes. 

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një targë e cila rezulton e një mjeti të dhënë me qira, mirëpo nuk dihet nëse i përket mjetit që ka goditur parmakët, ndërkohë pritet mbërritja e palombarëve të RENEA-s për të vijuar kërkimet.