Vendosni fjalën kyçe....

Indrit Hoxha: Rilindja urbane u ka kushtuar qytetarëve 2.2 mld euro, përfituan 5 kompani. SPAK të nisë hetimet!


Indrit Hoxha, Sekretar për emigracionin i Sali Berishës ka deklaruar se ‘rilindja’ urbane i ka kushtuar qytetarëve 2.2 mld euro, ku përfituese janë vetëm 5 kompani.

Hoxha në një postim në rrjetin social “Facebook”, i bën thirrje SPAK-ut të nisë hetimet për keqpërdorimin e taksave të qytetarëve shqiptarë, pasi sipas tij, 5 firma morën nga xhepat e Shqiptareve 50% te buxhetit te shtetit.

“Rilindja urbane i ka kushtuar qytetareve 2.2 miliard Euro, ku përfitues janë vetëm 5 kompani! 5-fishi i aferës se inceneratoreve! 5 firma morën nga xhepat e Shqiptareve 50% te buxhetit te shtetit! Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duhet te kërkoje komision hetimor për ketë mega afere korruptive, nderkohë SPAK duhet te nisi menjëherë hetimet sesi u keqpërdoren taksat e qytetareve shqiptar me firmën e Edi Ramës!”, shkruan Hoxha në Facebook.