Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Korrupsioni i Bashkisë së Kamzës me banesat sociale është ulur këmbëkryq


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar sot denoncimin e kryetarit të këshilltarëve të PL në bashkinë e Kamzës lidhur me atë që po ndodh me ndërtimet.

Meta thotë se Bashkia e Kamzës në vend që të marrë sipërfaqen e banimit sipas ligjit bën pazar me ndërtuesit në dëm të qytetareve të pastrehë dhe në nevojë, duke shtuar se shkeljet e ligjit me qëllime shumë të qarta korruptive janë provuar me fakte e prova, ku mijëra metra katrorë nuk janë marrë për t’ua dhënë qytetarëve.

Ai thekson se denoncimi i grabitjes së qytetarëve nga “Rilindja” nuk do të ndalet për asnjë çast!

 

Të gjithë jemi dëshmitarë të konflikteve ekstreme deri edhe në përplasje me armë zjarri për çështjet e banimit, të prishjeve abuzive dhe pa ligj, si edhe të lënies së qytetarëve në mes të katër rrugëve pa banesë, ndërkohë që korrupsioni i Bashkisë së Kamzës me banesat sociale është ulur këmbëkryq.

Bashkia e Kamzës në vend që të marrë sipërfaqen e banimit sipas ligjit bën pazar me ndërtuesit në dëm të qytetareve të pastrehë dhe në nevojë.

Abuzimi është shumë i qartë dhe shkeljet e ligjit me qëllime shumë të qarta korruptive janë provuar me fakte e prova ku mijëra metra katrorë nuk janë marrë për t’ua dhënë qytetarëve.

Vendimi 54 i vitit 2019 i Këshillit Bashkiak monist të Kamzës ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin Nr.22/2018, që detyron dorëzimin nga ndërtuesit vetëm të sipërfaqes së ndërtuar të banimit.

Denoncimi i grabitjes së qytetarëve nga “Rilindja” nuk do të ndalet për asnjë çast!

E falënderoj kryetarin e grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Kamëz, z.Faik Basha dhe të gjithë këshilltarët tanë, që janë të pozicionuar qartë në mbrojtje të pakompromis të interesit qytetar”, shkruan Meta.