Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj i shpreh ngushëllimet e tij familjes së futbollisitit të ‘Egnatias’


Futbolli shqiptar është në zi, teksa ditën e sotme ndërroi jetë sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena, gjatë zhvillimit të takimit me Partizanin.

Edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, solidarizohet me familjen Dwamena, për vdekjen e papritur të sulmuesit të Egnatias.

Begaj shpreh ngushëllimet e tij për familjen dhe klubin ‘Egnati’.

“Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dwamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.

Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë” – Shkruan Bajram Begaj.