Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarje e rëndë në protestën e opozitës, goditet me grusht Sali Berisha (Foto/Video)


Një episod i rëndë dhune ka ndodhur në protestën e opozitës ku një person i identifikuar si Gentian (Gert Shehu) ka goditur me grusht kreun e PD-së Berisha.

Ai është rrëzuar por është mbajtur nga shoqëruesit e tij. Më pas menjëherë kanë ndërhyrë rojet e kryedemokratit dhe disa protestues që kanë goditur personin në fjalë i cili pak çaste më pas është shoqëruar nga policia.

31-vjeçari i veshur me xhup të kuq ka çarë përmes turmës së protestuesve të opozitës duke qëlluar kreun e PD-së, i cili u gjakos.

Gentian Shehu

Gentian Shehu

Episodi i dhunës ka ndodhur teksa Berisha e Meta po marshonin në bulevard për t’iu nashkuar protestës së opozitës. Personi në fjalë nuk është identifikuar ende.

Pak çaste pas dhunës ndaj tij, Berisha u është bashkuar sërish qytetarëve në protestën që po zhvillohet në bulevard.

*Videot marrë nga Euronews.al, BW, Shqiptarja