Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një person


Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zvirinë në Maliq.

Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor e për pasojë drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vend.