Vendosni fjalën kyçe....

Nga sot në mbrëmje devijon trafiku te Unaza e Re, si do lëvizin makinat


Ditën e sotme pritet të bëhet shmangia e trafikut në zonën e Unazës së Re.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugore Shqiptar, shmangia do bëhet për shkak të punimeve në këtë zonë.

Në rrugë është vendosur sinjalistika përkatëse për të drejtuar trafikun, thuhet më tej në njoftim.

“Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve.” – thuhet në njoftim.