Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Mos u habisni me Bashën edhe nëse vetëshpallet Mbret i Anglisë


Edhe pas daljes nga Kuvendi, Gazment Bardhi, ka ironizuar kreun e PD-së Basha, pasi ky i fundit tha se e kishte shkarkuar si kreun e grupit parlamentar duke emëruar veten.

Bardhi tha se kreu i grupit zgjidhet nga deputetët dhe ai do jetë aty deri ditën që do ketë shumicën e deputetëve.

Ai ironizoi Bashën duke thënë se nëse ai kërkon të jetë kryetar i grupit duhet të sigurojë 18 vota ndërsa e 19-ta do jetë vota e tij.

“Kush është kryetar i grupit të opozitës, e kupton se në çfarë limitesh absurditeti është ky diskutim mes kryetares së Kuvendit dhe dikujt që u vetëshpall kreu i grupit dhe kreu i partisë. Mos u çudisni, se do vetëshpallet dhe Mbret i Anglisë. Mos u çudisni me këto gjëra. Kryetari i grupit zgjidhet nga deputetët dhe as nga kryetarja e Kuvendit dhe as nga kryeministri, por nga asnjë grup tjetër dhe jo nga PS dhe administrata e Kuvendit. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Basha ka ambicie për t’u bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq borxh ia kam për hir të bashkëpunimit.” – tha Bardhi.