Vendosni fjalën kyçe....

Senati amerikan nis sot procesin kundër Donald Trump-it


Senati amerikan do të fillojë sot gjyqin e tretë për një president. Senati hap sot pasdite seancën e parë për procedimin penal të presidentit Donald Trump lidhur me çështjen e Ukrainës.

Publiku botëror do të dëgjojë argumentet pro dhe kundër shkarkimit të kreut të shtetit. Kjo ndodh për herë të tretë në historinë e SHBA-së, pas Andrew Johnsonit në vitet 1860 dhe Bill Clintonit në vitet 1990.

Asnjë nga palët nuk parashikon që demokratët të mund të mbledhin dy të tretat e nevojshme për të hequr presidentin nga detyra. Por pavarësisht kësaj, ata nuk po i zvogëlojnë aksionet politike.

Argumentet do dëgjohen nga një grup prej 100 senatorësh, 53 prej të cilëve janë nga partia që presidenti Trump ka dominuar për tre vjet.

Argumentet kundër presidentit do i parashtrojnë një grup prej 7 demokratësh, ndërsa mes avokatëve të Trump është edhe një prej prokurorëve që shërbeu në procesin për shkarkimin e presidentit të 42-të amerikan, Bill Clinton.

Procesi është planifikuar të nisë në orën 13:00, dhe do udhëhiqet nga kryetari i Gjykatës Supreme, John Roberts.

Trump akuzohet nga demokratët se ka shpërdoruar detyrën duke i ndaluar asistencën ushtarake Ukrainës, në këmbim të nisjes së hetimeve politike për korrupsion ndaj rivalit në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *