Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria merr sërish drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore “SEEBRIG”


Nga sot Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore SEEBRIG për herë të dytë si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore.

Gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të jetë për një mandat tre-vjeçar Komandant i Brigadës së Europës Lindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

“Krenari dhe privilegj që Forcat tona të Armatosura janë vlerësuar në mënyrën më dinjitoze në arenën ndërkombëtare. Suksese të përzemërta për gjeneral Bitrin, në këtë rrugëtim sfidues! Shpresëplotë që ai do vazhdojë të bëjë krenar vendin tonë dhe të përfaqësojë me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” Shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në postim në facebook.