Vendosni fjalën kyçe....

Theu masën e arrestit dhe u kap me kokainë dhe pistoletë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë


Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike.

Shtetasi me iniciale M.G banues në Tiranë u ndalua në rrugën “Foto Xhevella” dhe pas verifikimeve rezultonte se ishte në “arrest shtëpie”, të cilin e kishte thyer.

Gjatë kontrollit në banesën e tij i është gjetur dhe një armë zjarri, pistoletë të cilat iu sekuestruan së bashku me lëndën narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike kokainë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recidivisti”.

Si rezultat, u arrestua shtetasi M. G., 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi M. G. është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Foto Xhavella”, dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Pas verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”- njofton policia.