Vendosni fjalën kyçe....

Putin do vizitojë Kinën, udhëtimi i parë që prej urdhërarrestit ndërkombëtar ndaj tij


Presidenti rus Vladimir Putin ra dakord të bënte një udhëtim në Kinë këtë vjeshtë, i pari jashtë territorit rus që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhërarrest për të.

Ai ka qëndruar kryesisht brenda Rusisë ose vendeve fqinje të ish-Bashkimit Sovjetik që kur gjykata lëshoi urdhërin e saj në mars, megjithëse ai ka vizituar gjithashtu Iranin.

Udhëheqësi rus ka humbur një sërë ngjarjesh të rëndësishme ndërkombëtare që nga lëshimi i mandatit, duke përfshirë samitin e BRICS të javës së kaluar në Afrikën e Jugut, një takim i bllokut ekonomik të udhëhequr nga Kina dhe Rusia.

Udhëtimi i Putinit në Kinë do vijë disa muaj pasi presidenti kinez Xi Jinping bëri vizitën e tij në Moskë në mars. Të dy vendet janë deklaruar miq dhe Kina ka kundërshtuar thirrjet perëndimore për t’i kërkuar Putinit t’i japë fund luftës së tij në Ukrainë.

Putin ka pasur disa muaj plot ngjarje që nga takimi i tij i fundit me Xi, duke përfshirë shtypjen e një rebelimi nga grupi mercenar Wagner në fillim të kësaj vere. Udhëheqësi i grupit Ëagner, Yevgeny Prigozhin, vdiq në mënyrë misterioze në një aksident ajror javën e kaluar pasi u largua në Bjellorusi.

Gjatë vizitës së Xi në Moskë në mars, të dy udhëheqësit deklaruan se vendet e tyre kanë një “miqësi pa kufij”.