Një zjarr i madh ra mbrëmjen e djeshme në Malin Shpirag në Berat.
Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë zjarri u përhap me shpejtësi drejt malit.
Zjarri në u vu në kontroll këtë pasdite, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga toka dhe nga ajri.
50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar shkuan në vendngjarje gjatë natës.
Vatrat rrezikuan fshatin Starovë dhe Ramanic, ndërsa vetë banorë u përfshinë në aksionin për shuarjen e zjarrit.