Vendosni fjalën kyçe....

Rithemelimi zgjedh kandidatët për primaret në Bashkinë Kukës


Nga Partia Demokratike e Rithemelimit kanë dalë emrat për primaret për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Kukësit. 

Procesi do të zhvillohet më datë 27 gusht, me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë kandidatin e Sali Berishës në zgjedhjet që do mbahen më 24 Shtator 2023.

Është përjashtuar nga primaret e Kukësit kryetari i PD-Kukës, Arif Rexhmati. Ky i fundit u propozua nga seksionet e rithemelimit por në reagimin e vet Arif Rexhmatit ku bënte thirrje për kandidat të përbashkët pa primare.

Emrat e kandidatëve:

1.Ardian Sokol Elezi

2.Emri Haxhi Vata

3.Gëzim Beqir Shehu

4.Uran Rakip Cengu

5.Ylber Haxhi Zeneli