Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në Berat, kreu i AKM-së Çako kritika kryebashkiakut Demo: S’hap telefonin ndërsa po i digjet gjysma e territorit


Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ka kritikuar ashpër kryebashkiakun e Beratit Ervin Demo lidhur me zjarret që kanë prekur territorin e kësaj bashkie.

Ai ndodhej në fshatin Velabisht të Beratit duke pohuar se gjendja me zjarret është jashtëzakonisht e vështirë në zonë, megjithatë flakët kanë mundur të vihen nën kontroll.

Lidhur me Demon, Çako se ai nuk i hap telefonin ndërkohë që gjysma e territorit po i digjet.

“Situata ka qenë jashtëzakonisht e vështirë dhe ka qenë një 24  orësh i vështirë për gjithë strukturat. Jemi në fshatin Velabisht të Beratit, së bashku me drejtorin e policisë dhe zjarri është vendosur nën kontroll pas punës intensive të pilotëve dhe helikopterit Cougar që nuk ka reshtur punën. Ka pasur një rrezik të shtuar në fshatin Starovë me forcat përkatëse që ishin përgatitur edhe për evakuimin e banorëve, por fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për shkak të shuarjes së flakëve. Nuk mund të pranojë se si një kryetari bashkie i digjet gjysma e territorit dhe ai nuk hap telefonin. Ka kryetarë bashkie që kanë qindra punonjës nën varësi dhe nuk organizojnë strukturat. Jo vetëm në këtë operacion, por edhe në operacione të tjera. Kryetarët e bashkive nuk kanë qenë në nivelin e duhur, edhe pse jo të gjithë. Këtë e përcjell sepse më indinjon sepse kërkojnë direkt njerëz dhe helikopterin, kur nuk angazhohen.” – tha Çako.