Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se kreu marrëdhënie me dhunë me të miturën, ndalohet 28-vjeçari në Shijak


Një 28-vjeçar është arrestuar në Shijak pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënies seksuale me dhunë me një vajzë të mitur.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale F.H. i cili akuzohet gjithashtu se e ka kërcënuar të miturën.

Në Laç është arrestuar një 34-vjeçar me iniciale E.C., banues në Mamurras. Ai akuzohet për shitje lëndësh narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur një sasi rreth 4 kilogramë kanabis, që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie seksuale, kundër dëshirës së saj.”

Njoftimi

“Kurbin – Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sekuestrohen 4.255 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Mamurras, Kurbin kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E.C.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kilogramë e 255 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.C., 34 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”