Vendosni fjalën kyçe....

U kap me armë zjarri me vete, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Greqi


Një 23-vjeçar shqiptar është pikasur duke ecur me armë me vete mbrëmjen e së enjtes në Prevezë të Greqisë nga punonjës policie.

Gjatë kontrollit policor, 23-vjeçarit iu gjet një revole e markës Smith & Wesson, dymbëdhjetë fishekë dhe mbetje kanabisi në makinën me të cilën udhëtonte.

23-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një çështje për shkelje të ligjeve për armët dhe drogën.