Vendosni fjalën kyçe....

Musk zotohet të padisë OJQ-të e financuara nga Soros


Shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk është zotuar të ndërmarrë veprime ligjore kundër organizatave joqeveritare të financuara nga manjati liberal George Soros mbi përpjekjet e tyre të supozuara për të shtypur lirinë e fjalës.

Në një postim në X (ish-Twitter), miliarderi amerikan reagoi ndaj një shkrimi  të gazetarit Ben Scallan, i cili pretendonte se OJQ-të e mbështetura nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, një rrjet i themeluar nga Soros, po shtyjnë një ‘axhendë censurimi’ në Irlandë dhe Skoci që përfshin kontrollet e policisë në shtëpi dhe pajisje elektronike personale.

Në artikullin e tij, Scallan kundërshtoi pretendimet e liderëve irlandezë se krimet e bazuara në urrejtje në vend kanë qenë në rritje.

Ai argumentoi se policia dhe autoritetet lokale kanë nxitur qytetarët të raportojnë këto veprime të policisë, duke çuar në një rritje të statistikave, por jo në numrin e tanishëm të krimeve, duke pretenduar se ato politika gjithashtu shkaktuan një ndryshim kulturor në perceptimin e asaj që mund të konsiderohet e urrejtur.

Sipas gazetarit, kjo u jep autoriteteve të vendit një justifikim për të nxitur ligje më të rrepta që kufizojnë lirinë e fjalës.

“Pikërisht. X do paraqesë veprime ligjore për ta ndaluar këtë. Mezi pres që zbulimi të fillojë!” Musk shkroi, duke iu referuar veprimtarive të supozuara të OJQ-ve të Soros për të mbështetur këtë lloj axhende.

Musk – i cili dikur e quajti veten një ‘absolutist i fjalës së lirë’ – e ka quajtur më herët Sorosin ‘barbar’, kur ai e krahasoi në maj miliarderin e lindur në Hungari me mutantin super të keq ‘Magneto’ nga seriali X-Men i Marvel Comics, i cili njësoj si Soros ishte një i mbijetuari i Holokaustit.

“Soros e urren njerëzimin”, tha Musk në atë kohë, duke shtuar se ai ‘dëshiron të gërryejë vetë strukturën e qytetërimit’. Komentet e tij erdhën pasi u bë e ditur se manjati liberal kishte hequr aksionet e tij në Tesla, duke shitur rreth 132,000 aksione të kompanisë.