Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzimi i avionit të Prigozhin, bashkë me kreun e Wagner u vra edhe krah i tij i djathtë Utkin


Sipas mediave sociale, bashkë me kreu e grupit Wagner që humbi jetën pas rrëzimit të një avioni privat, ka qenë edhe themeluesi i grupit dhe krahu i tij i djathtë Dmitry Utkin.

Ky i fundit njihej prej shumë kohësh se themeluesi i grupit derisa më pas Yevgeny Prigozhin i shpërfaq si drejtuesi i Wagner.

Avioni privat me të cilin raportohet se fluturonte Prigozhin dhe 9 persona të tjerë u rrëzua teksa fluturonte nga Moska drejt Shën Peterburgut.

Sipas mediave sociale të afërta me grupin Wagner, avioni është goditur me raketë nga mbrojtja ajrore ruse ndërsa sipas zyrtarëve anonimë, avioni mund të ketë shpërthyer nga një bombë e vendosur brenda tij.