Vendosni fjalën kyçe....

Dy të rinj dhunojnë me shkop bejsbolli 49-vjeçarin në Kavajë, i thyejnë xhamin e makinës


Një 49-vjeçar është dhunuar me shkop bejsbolli në Kavajë.

I dhunuari Zenel Lushkja është goditur nga 23-vjeçari Daniel Habibi e 35-vjecari me iniciale Q.B. e është dërguar në spitalin e Kavajës për ndihmë mjekësore.

Dy autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim. Dyshohet se dhuna ka të bëjë me një borxh prej 25 mijë eurosh që Habibi i ka pasur Lushkjes.

Fillimisht ka qenë ky i fundit që pasi ka shkëmbyer të shara me të riun e ka goditur me grusht.

Pak orë më vonë të dy janë takuar sërish, kësaj radhe Habibi me personin që e shoqëronte kanë dhunuar Lushkjen e i kanë thyer xhamin e makinës me shkop bejsbolli.

Njoftimi

“Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç. Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”