Vendosni fjalën kyçe....

Media italiane flet për një takim ‘të mbuluar me mister’ mes kryeministres Meloni e Tony Blair në Shqipëri


Media italiane ka aludon për një takim të fshehtë të kryeministres Giorgia Meloni me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, në Shqipëri.

Teksa komenton qëndrimin e saj në Vlorë për tre ditë në një vizitë private me ftesë të homologut të saj shqiptar Edi Rama,

Corriere della Sera shkruan se ‘edhe takimi i mundshëm me Tony Blair mbetet i mbuluar me mister (“Jo darkë”, siguron stafi i ish-kryeministrit britanik krahasuar për thashethemet e qarkulluara, pa përjashtuar megjithatë një takim).

Më herët, media italiane Quotidiano hodhi hipotezën e ndërtimit të një centrali bërthamor në Shqipëri, gjë që sipas saj është diskutuar në takimet private mes Ramës e Melonit gjatë takimeve private mes tyre.

Kryeministrja italiane Meloni mbërriti në Vlorë me traget pasditen e 14 gushtit ndërsa ish-kryeministri britanik Tony Blair, një ditë më herët.