Vendosni fjalën kyçe....

Agjencia Evropiane e Hapësirës pezullon projektin e përbashkët me Rusinë në Mars


Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka pezulluar një projekt për planetin Mars, për të cilin po punonte në bashkëpunim me agjencinë ruse të hapësirës, Roscosmos.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit, ESA tha se do të ishte e pamundur të vazhdonte bashkëpunimin me Roscosmos në misionin e saj rover ExoMars, i cili synon të kryejë kërkime të mëtejshme në sipërfaqen e Marsit.

Në këtë deklaratë thuhej se këshilli qeverisës i Esa-s e kishte marrë vendimin unanimisht si përgjigje të situatës në Ukrainë.

“Ne shprehim keqardhjen e thellë për viktimat njerëzore dhe pasojat tragjike të agresionit ndaj Ukrainës.”- thuhet në deklaratë sipas BBC-së. “Ndërsa njeh ndikimin në eksplorimin shkencor të hapësirës, ​​ESA është plotësisht në përputhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga shtetet e saj anëtare”.

Roveri i Marsit Rosalind Franklin i prodhuar nga Britania do të lëshohej me një raketë ruse në shtator dhe do të ulej përsëri në Tokë tetë muaj më vonë duke përdorur pajisje ruse.

Muajin e kaluar, ESA tha se “sanksionet dhe konteksti më i gjerë” mbi pushtimin rus të Ukrainës kishin ngritur një pikëpyetje të madhe mbi misionin.