Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 2400 gjoba nga shkeljet rrugore në Fier në vetëm 15 ditë, policia thirrje qytetarëve: Respektoni rregullat


Mijëra gjoba, rreth 2400 tilla janë vënë nga polici rrugore e Fierit në dy javët e fundit për shkelje të ndryshme.

Sipas shefit Altin Dervishi, në Fier ka pasur lëvizje të shtuar të mjeteve ndërsa shkeljet shkojnë nga shpejtësia tej normave, parakalimi i gabuar, mosmbajtja e kaskave mbrojtëse etj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes e të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet.

“Këtë sezon ka pasur fluks të shtuar automjetesh. Jemi përqendruar në rrugët që kanë dhe fluks më të madh. Shpejtësi teje normave të lejuara, mos mbajtja e kaskave mbrojtëse, parakalim i gabuar. Përveç orarit zyrtar është punuar dhe me orë suplementare. Nuk do të ketë tolerancë për shkeljet. Kam thirrje dhe për fermerët që përdroin mjete bujqësore, të pajisen me lejet përkatëse. Është një nga shqetësimet tona kryesore, se janë bërë shkak shpesh herë të aksidenteve rrugore. Vetëm pushimi i shoferit ka fluksin më të latë të automjeteve.” – tha Dervishi.